White: Tashmë nuk ka asnjë shpresë

Boksi

White: Tashmë nuk ka asnjë shpresë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:35
White: Tashmë nuk ka asnjë shpresë

“Unë kam humbur përfundimisht shpresat se ai do të rikthehet një ditë në kafaz dhe këtë gjë duhet të bëjnë edhe fansat e tij, fansat e UFC-së. 

Të heqin dorë, të mos shpresojnë më”. Ka qenë ky komenti i bërë nga presidenti i UFC-së, Dana White, i pyetur nëse ai shpreson se një ditë ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov, do të rikthehet në kafaz.

Duke folur për “TMZ Sports”, numri 1 i arteve marciale mikse tha: “Ai ka mbaruar punë si sportist, i pamposhtur dhe tani ka nisur një detyrë të re, atë të trajnerit. Ai u tërhoq i pamposhtur (29 fitore, 0 humbje) dhe është i pamposhtur edhe si trajner deri më tani.

Ai djalosh është i lidhur fort me suksesin dhe tani ka nisur një kapitull të re në jetën e tij. Për mua s’do ta shohim më Khabib në kafaz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat