Streetball Kosova 2018 do të mbahet në shtatë qytete

Basketboll

Streetball Kosova 2018 do të mbahet në shtatë qytete

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 12:37
Agon Fehmiu kryetari i shoqatës së StreetballKosova sot në një konferencë për media tregoi detajet rreth këtij organizimi si dhe risitë, të cilat do të jenë të pranishme këtë edicion.

Nesër fillon edicioni i tretë i StreetBall Kosova 2018 i cili do të mbahet në shtatë qytetet kryesore të Kosovës si dhe superfinalja e madhe.

Agon Fehmiu kryetari i shoqatës së StreetballKosova sot në një konferencë për media tregoi detajet rreth këtij organizimi si dhe risitë, të cilat do të jenë të pranishme këtë edicion.

Fehmiu: Viti 2018 është një vit i mirë për Streetball

“Te dyja këto gara d.m.th kampionati i Kosovës dhe turneu i tretë ndërkombëtar i basketbollit 3 kundër tre në një kosh, zyrtarisht janë të licencuara nga FIBA 3x3 dhe sivjet janë quajtur ‘ Z-Mobile Streetball Kosova 2018’  dhe ‘Z-Mobile StreetBall Kosova International 2018’. Viti 2018 është nj vit me shumë lajme të mira për Streetball Kosova, në radhë të parë për faktin se sivje , jo vetëm se po e vazhdojmë traditën e organizimit të garave internacionale por edhe për faktin se po i kthehemi organizimit të karvanit stritbollistik në mbarë Kosovën, me garat në 7 qytete dhe superfinale” , tha Fehmiu

Risi e këtij edicioni është bashkëpunimi mes Shoqatës së Streetballit të Kosovës me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe FIBA Europe në organizimin e një aktiviteti 3x3 për fëmijë.

Ndërkohë sa i përket organizimit të këtij edicioni Fehmiu se deri më tani janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkoj ashtu siç duhet dhe duke e parë që moti këto ditë në Kosovë është me shi ndeshjet e nesërme do të luhen në Sallën 1 Tetori.

Fehmiu: Garat tejet interesante na presin këtë edicion

“Do ti kemi  12 ekipe 5 ekipe janë nga jashtë, janë ekipet nga Shqipëria, Kroacia, Bullgaria Romania dhe Mali i Zi dhe do t’i kemi 7 ekipet më të mira të Kosovës nga edicioni i kaluar të gjitha do ta kompletojnë atë 12-shën e cila do të garojë në ‘Z-Mobile Streetball Kosova 2018’. 12 ekipe do të jenë të ndara në 4 grupe nga tri ekipe, secili do të luajë me secilin dhe dy skuadrat më të mira të grupit do të kualifikohen në çerekfinale dhe më pas shkojmë me sistem eliminimi”, shtoi ndër tjerash Fehmiu.

Kujtim Kryeziu nga Z Mobile që është edhe sponsor gjeneral i kësaj gare tha se  kompania e tyre vazhdimisht është në përkrahje të këtyre aktiviteteve të cilat janë në të mirë të të rinjve.

Kryeziu: Gjithmonë do të jemi afër këtyre aktiviteteve

“Ne si kompani fokusin kryesor e kemi që kontributin tonë ta çojmë nga rinia. Besoj se vend më të mirë që  se ky organizim apo ky turne ndërkombëtar për ne nuk ka pasur. Duke pasur parasysh në çfarë gjendje kemi rini dhe që nuk po kemi aktivitete sado që po na nevojiten për këta djem të ri e vajza të reja”, tha  Kryeziu.

Fituesi i Streetball Kosova 2018  përpos që do të kualifikohet në Bukuresht Challenges 2018 ai do të merr shpërblimi prej 3 mijë eurove, ndërkohë për vendin e dytë do të ndahet shuma prej 500 eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat