Fetahu dhe Dushku në asamblenë e përgjithshme të FIBA Evropës - Bota Sot
Fetahu dhe Dushku në asamblenë e përgjithshme të FIBA Evropës

Basketboll

E shtunë, 23 qershor 2018

Fetahu dhe Dushku në asamblenë e përgjithshme të FIBA Evropës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:42
Fetahu dhe Dushku në asamblenë e përgjithshme të FIBA Evropës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku më 25 dhe 26 maj 2018 do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës që do të mbahet në Nicosia të Qipros.

Në këtë Asamble, Fetahu dhe Dushku do të jenë delegatë të FBK-së, ndërsa drejtuesit më të lartë të FIBA Evropës do të raportojnë për të gjitha aktivitetet e vitit 2017.

Po ashtu Fetahu dhe Dushku do të kenë mundësi të takohen me krerët më të lartë të FIBA-s për të diskutuar për ecurinë e përgatitjeve për dy ndeshjet kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës që do të zhvillohen më 28 qershor dhe 1 korrik në Prishtinë, si dhe për Kampionatin Evropian U18, Divizioni C që do të organizohet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik.

Përveç me krerët e FIBA-s, zyrtarët e FBK-së do të kenë rastin të takohen edhe me zyrtarët e federatave të tjera për të diskutuar për aktivitetet e mundshme të përbashkëta në të ardhmen dhe për shkërmbimin e përvojave. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku më 25 dhe 26 maj 2018 do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës që do të mbahet në Nicosia të Qipros. Në këtë Asamble, Fetahu dhe Dushku do të jenë delegatë të FBK-së, ndërsa drejtuesit më të lartë të FIBA Evropës do të raportojnë për të gjitha aktivitetet e vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test