Zhgënjen Clevelandi - Bota Sot
Zhgënjen Clevelandi

Basketboll

E hënë, 23 korrik 2018

Zhgënjen Clevelandi

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:02
Pamje nga ndeshja Indiana Pacers e Cleveland

Play-offi është një tjetër histori dhe aty gjithçka vështirësohet. Për Houston Rockets, skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt në të dyja konferencat duhej një James Harden i një tjetër planeti që skuadra teksane ta niste me fitore serinë ndaj Minnesota Timerëolves në raundin e parë të play-offit. Në Toyota Center, mjekëroshi i Rockets realizoi 44 pikë ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me  asiste e 4 rikuperime, duke udhëhequr Houstonin drejt një suksesi të rëndësishëm 104:101 ndaj formacionit nga Minneapolis. Paraqitje pozitive edhe ajo e zviceranit Capela, autori i 24 pikëve në këtë sfidë, ndërsa spikati edhe poshtë tabelës me 12 rebound.

Ashtu si Houston kryeson 1-0 serinë e çerekfinaleve në Perëndim edhe Oklahoma City Thunder që e nisi në mënyrën më të mirë fazën play-off duke mposhtu në ndeshjen e parë me rezutlatin 116-108 Utah Jazz, për meritë të dyshes Paul George-Rusell Westbrook. Thjeshtë fenomenal ish basketbollisiti i Indiana Pacers autori i 36 pikëve dhe 7 rikuperimeve, ndërkohë që nuk mund të mungonte në këtë sfidë për Oklahomën kontributi i rëndësishëm i yllit të skuadrës Westbrook që e mbylli takimin me 29 pikë, 9 asiste dhe 13 rebound. Zhgënjimi i madh i mbrëmjes së dytë të play-offit në NBA ishte Cleveland Cavaliers. Në Quicken Loans Arena, skuadra nga Ohio u dominua nga Indiana Pacers me formacionin nga Indianapolin që mori një sukses me peshë në transfertë me rezultatin 98:80.

Njëriu i ndeshjes ishte Victor Oladipo autori i 32 pikëve, ndërkohë që mbreti James edhe pse arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt lojës paraqitja e tij pozitive nuk i mjaftoi Cleveland që e nisi me humbje serinë ndaj Indiana Pacers. Kyrie Irving, vazhdon të mungojë për arsye dëmtimi por edhe pa yllin e skuadrës Boston Celtics vijon ecurinë pozitive. 17-herë kampionët e NBA vuajtën por në fund fituan pas kohës shtesë në sfidën hapëse të serisë ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 113-107. Meritat shkojnë për porto-rikanin Al Horford i cili koleksionoi 24 pikë 4 asiste dhe 12 rebound. Të pamjaftueshme 35 pikët e grekut Antetokounmpo dhe 31 pikët e Middelton për Milwaukee-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test