Fjala e kryetarit të ri të FBK-së

Basketboll

Fjala e kryetarit të ri të FBK-së

Më: 8 prill 2018 Në ora: 13:10
Fetahu

Kryetari i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu pas marrjes së detyrës e ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar delegatët e Kuvendit të FBK-së.

"Përmes kësaj shkrese më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FBK-së të mbajtur më 5 prill dhe për përkrahjen që ma dhatë për ta udhëhequr Federatën e Basketbollit të Kosovës në pjesën e mbetur të këtij mandati.

Votën tuaj e konsideroj vlerësim të punës dhe angazhimit tim të deritanishëm dhe besim për vizionin tim për unifikimin e spektrit basketbollistik dhe ngritjen e nivelit të basketbollit në vitet në vijim.

Ju siguroj se nominimin dhe zgjedhjen në krye të Federatës së Basketbollit të Kosovës e kam pranuar me shumë përgjegjësi dhe se besimin e dhënë do t’jua shpaguaj me punë dhe përkushtim.

Zhvillimin dhe avancimin e basketbollit mund ta mëtojmë vetëm të bashkuar rreth këtij qëllimi, prandaj, edhe përmes kësaj shkrese ju ftoj për bashkëpunim sportiv dhe profesional.

Unë, Bordi, Sekretarja dhe stafi profesional i Federatës mbetemi përherë në dispozicionin tuaj", shkruan Fetahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat