Kosova nis përgatitjet intensive

Basketboll

Kosova nis përgatitjet intensive

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:26
Pamje nga një ndeshje

Basketbollistët e Kosova U15 prej ditës së hënë e deri të premten do të zhvillojnë stërvitje intensive në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për turneun ndërkombëtar që do të organizohet prej 6 deri më 8 prill në Prishtinë në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.

Stërvitjet do të mbahen në palestrën e kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence”, aty ku edhe do të zhvillohet turneu.

Stërvitjet e të hënës do të mbahen prej orës 12:00 deri në 15:00.

Njëherësh ky është aktiviteti i fundit i këtij projekti dyvjeçar, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delagacion i Federatës Turke të Basketbollit, pasi që kjo e fundit është edhe udhëheqëse e projektit.

Kryetrajnerit Ibrahim Karabeg, do t’i asistojnë trajnerët Lorik Kllokoqi dhe Gyltekim Selimi.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, dhe tani është radha e përmbylljes së projektit dhe evaulimit të tij nga menaxherët e katër federatave, e kjo do të ndodh në Prishtinë gjatë zhvillimit të turneut.

Lista e Kosova U15:

1. Don Polloshka 
2. Adrian Kika 
3. Albin Berisha 
4. Blend Mehana 
5. Drilon Shala 
6. Dion Sheqiri 
7. Bledar Thaqi 
8. Fisnik Kraki 
9. Genis Mati 
10. Renat Berisha 
11. Enis Morina 
12. Shpat Mustafa 
13.Shpat Syla 
14. Nart Jashari 
15. Drinor Gashi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat