Ferizaj mikpritës i kampit të basketbollit

Basketboll

Ferizaj mikpritës i kampit të basketbollit

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:54
Pamje nga një stërvitje

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet dhe shkollat e basketbollit të Ferizajt, Lipjanit, Gjilanit dhe Kamenicës që të shtunën (24.03) në palestrën e sporteve “Bill Klinton” në Fetizaj prej orës 09:30 deri në 11:00 do të organizojë Kampin e basketbollit për grupmoshat 2004/05 dhe 2006/07 në të dyja konkurrencat.

Fëmijët duhet të jenë të pranishëm në palestër me trajnerët e ekipeve/shkollave të basketbollit prej nga vijnë.

Kampi do të udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur kosovar, Ibrahim Karabeg, ndërsa do t’i asistojnë disa trajnerë të rinj dhe perspektiv.

Më parë FBK e ka organizuar të njëjtin kamp në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë, ndërsa tani është radha e Ferizajt, derisa kampi përmbyllës do të organizohet fundjavën e ardhshme në Prishtinë.

Këto kampe po organizohen me qëllim të evidentimit të talenteve nëpër të gjithë Kosovën dhe me qëllim të përgatitjes sa më mirë të gjeneratave të reja për kombëtaren e Kosovës në të dyja konkurrencat.

FBK është e përkushtuar në punën me gjenerata të reja tash e sa vjet, për çka edhe ka marr mbështetje nga FIBA nëpërmjet projekteve të ndryshme, derisa kjo përkrahje do të vazhdoj të jetë edhe më e madhe, duke marr parasysh faktin se FIBA tashmë është shprehur shumë e kënaqur me angazhimin e pashoq të FBK-së në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat