Lamtumirë kombëtareve

Basketboll

Lamtumirë kombëtareve

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 10:54
Manu Ginobili

Eliminimi nga çerekfinalet e Lojërave Olimpike “Rio 2016” ka qenë dhe mbyllja e aventurës në ekipin kombëtar për dy nga yjet e basketbollit botëror dhe të NBA-së. Ata janë francezi Tony Parker dhe argjentinasi Manu Ginobili, që sot kanë vendosur t’i thonë lamtumirë ekipeve kombëtare. Të dy janë basketbollistë të skuadrës së San Antonio Spurs. Parker vendosi të largohej nga Franca pas humbjs që kombëtarja e “gjelave” pësoi ndaj Spanjës me shifrat 92:67. “Kam shumë kujtime të bukura, por ky është sporti dhe tani është koha për lamtumirë”, tha basketbollisti 34-vjeçar, që nuk ka fituar asnjë medalje olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat