Amerikanët dërrmuan Venezuelën!

Basketboll

Amerikanët dërrmuan Venezuelën!

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 18:52
Pamje nga ndeshja SHBA-Venezuela

Tjetër paraqitjeve fantastike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketboll në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Amerikanët dërrmuan me lojë e rezultat Venezuelën, duke e mundur me rezultat 113:69. 44 pikë epërsi në fund të sfide që tregoi edhe tjetër diferencat që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skuadrat e tjera. Vetëm në periodën e parë rezistoi Venezuela pasi ky çerek loje u mbyll në barazim 18:18. Më pas në parket kishte vetëm një skuadër dhe ajo ishte ekipi amerikan që e shpartalloi kundërshtarin nga Amerika e Jugut në çdo aspekt. Pikëshënuesi më i mirë i sfidës për skuadrën e Kryzyzewskit ishte basketbollisti Paul George me 20 pikë të realizuara. Amerikanët kryesojnë me 4 pikë në grupin A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat