Davontrey Thomas, MVP i javës së tetë në Superligën e basketbollit

Basketboll

Davontrey Thomas, MVP i javës së tetë në Superligën e basketbollit

Më: 9 nëntor 2026 Në ora: 16:12
Davontrey Thomas

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së tetë në ProCredit Superligën e Kosovës.

Thomas e fitoi këtë vlerësim pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren e Yllit ndaj Bashkimit me rezultat 105:86, ku realizoi 25 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime, duke regjistruar indeks të efiçiencës 30.

Amerikani realizoi një “double-double” dhe ishte një nga figurat kryesore në triumfin e skuadrës therandase.

Në pesëshen më të mirë të javës është përfshirë edhe bashkëlojtari i tij, Connor Withers, duke konfirmuar paraqitjen e mirë të Golden Eagle Yllit në javën e tetë të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat