Bashkimi vazhdon serinë e fitoreve, Bora pëson disfatën e parë

Basketboll

Bashkimi vazhdon serinë e fitoreve, Bora pëson disfatën e parë

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 22:24
Bashkimi

Bashkimi ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mbetur skuadra e vetme e pamposhtur në këtë sezon.

Prizrenasit triumfuan ndaj Borës me rezultat 78:58, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat.

Për Borën, kjo ishte humbja e parë e sezonit, pasi deri në këtë përballje kishte arritur t’i shmangej disfatës.

Lejson Zeqiri ishte më efikasi te Bashkimi me 18 pikë, ndërsa te skuadra mysafire u dallua Terren Allen, i cili gjithashtu realizoi 18 pikë.

Me këtë fitore, Bashkimi konfirmon formën e mirë dhe vazhdon të mbajë pozitën e skuadrës së vetme pa humbje në elitën e basketbollit kosovar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat