Vëllaznimi regjistroi fitoren e parë, duke e mundur Pejën 90:99, njëkohësisht duke ia shkaktuar humbjen e parë verdhezinjve.
Sfida u vendos në çerekun e tretë, ku kuqezinjtë e fituan 20:34
Te vendasit më të dalluarit ishin Robert Smith me 29 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Xavier Johnson me 27 pikë e dhjetë kërcime.
Te mysafirët u dalluan Vance Jackson me 29 pikë e nëntë kërcime, ndërsa nga 21 pikë shtuan Kentrell Pullian dhe Dj Davis, derisa Meriton Ismaili kishte 22 pikë.
Pas javës së tretë, Peja e zë vendin e dytë me 5 pikë e Vëllaznimi ngritet në të 5-tin me 4.