​Pak orë para finales, KB Trepça ka një lutje për tifozët

Basketboll

​Pak orë para finales, KB Trepça ka një lutje për tifozët

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:19
KB Trepça

Finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll tashmë ka vetëm edhe pak orë deri tek zhvillimi dhe atmosfera në palestër pritet të jetë e zjarrtë.

Për këtë garanton fakti se tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë ballafaqim, por dy grupeve të tifozerive “Plisave” dhe “Torcidës” po iu kërkohet që të jenë të përmbajtur gjatë dhe pas ndeshjes.

Është klubi i basketbollit Trepça që ka lëshuar një thirrje në faqen zyrtare duke kërkuar vetpërmbajtje nga tifozët, edhe pse rivaliteti ndërmjet tyre është jashtëzakonisht i madh.

“Vendi ynë asnjëherë nuk ka pasur nevojë më shumë se sot për unitet. Andaj edhe ne si klub i ftojmë tifozeritë e të dy ekipeve që të na bashkangjiten në këtë thirrje.”, thuhet në thirrjen e KB Trepçës.

“E dimë se rivaliteti në mes Trepçës dhe Prishtinës gjithmonë ka qenë, është dhe kurrë nuk do të vdes, po ashtu edhe rivaliteti në mes të “Torcidës” dhe “Plisave” asnjëherë nuk do të shuhet, por sot vendi ynë dhe tifozëritë tona si asnjëherë më parë kanë nevojë të janë të përmbajtura dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës.”

“Të mos shkaktojmë probleme sepse sot më shumë se çdo herë vendi na thërret. Do të ketë kohë edhe për rivalitet, sot duhet të fitoj Kosova.”, thuhet në fund të kësaj thirrje.

Ndeshja Sigal Prishtina-Trepça do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë me fillim nga or 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat