Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen të enjten në Mitrovicë në finalen e tretë të “Play-off”-it.
Këto dy skuadra janë ndeshur shtatë herë deri më tani, ku mitrovicasit kanë katër fitore, kurse therandasit tri.
Në Prince Caffe Superligë, në garat e rregullta, të dy skuadrat kanë nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, kurse ‘Xehetarët’ triumfuan edhe në finalen e Ligës Unike 66:67.
Në serinë finale janë 1:1, ku Trepça e fitoi duelin e parë 77:68, derisa Golden Eagle Ylli sfidën e dytë 80:79.
Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e Kosovës.