Klubi serb heq dorë nga gara për të mos luajtur me skuadrën nga Republika e Kosovës 

Basketboll

Klubi serb heq dorë nga gara për të mos luajtur me skuadrën nga Republika e Kosovës 

Nga: K.G.. Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 19:46
Ilustrim

Vetëm një ditë pasi u njoftua se klubi i basketbollit Dunav nga Stari Banovac do të luajë në Ligën e Basketbollit të Evropës Veriore (ENBL), bëhet e qartë se kjo nuk do të ndodhë! Arsyeja e tërheqjes së skuadrës, e cila ishte degë e Partizanit që nga viti i kaluar, është Sigal Prishtina, skuadra me të cilën do të duhej të luanin!

Edhe një herë serbët tregojnë urrejtjen e madhe që kanë ndaj shqiptarëve të Kosovës.  

Siç raporton “Mozart Sport”, tashmë janë bërë grupet për këtë garë dhe në fazën e parë Dunav do të duhej të garonte me ekipin që përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare.

“Duke qenë se kjo është e papranueshme si për njerëzit e klubit ashtu edhe për Federatën e Basketbollit të Serbisë, është marrë vendimi që ekipi të tërhiqet nga Stari Banovc vetëm një ditë pas hyrjes në garë.

Edhe pse kishte një dëshirë të madhe që ekipi të provonte veten në skenën ndërkombëtare dhe të konkurronte me ekipe nga Polonia, Lituania, Izraeli, Republika Çeke dhe vende të tjera, këto kushte janë të papranueshme.

Basketbollistët e rinj në të cilët po llogarit Partizani në të ardhmen do të vazhdojnë të zhvillohen në Ligën e Basketbollit të Serbisë dhe një ndeshje e mundshme kundër Sigal Prishtinës do të ishte sipas rregullave nëse ajo skuadër do të pranonte të luante si përfaqësuese e Serbisë”, shkruan në njoftimin e klubit Dunav..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat