​Sot nis spektakli i basketbollit “3x3 Challenger” në basketboll

Basketboll

​Sot nis spektakli i basketbollit “3x3 Challenger” në basketboll

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:25
Kjo ngjarje do të zhvillohet sot dhe nesër

Fundjavë me super spektakël në 3x3 Challenger Prishtina. Kryeqyteti i Kosovës do të mirëpres një ngjarje të jashtëzakonshme në 3x3.

Për herë të parë do të mbahet 3x3 Challenger, që do të organizohet nga 3x3 Prishtina, në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Kjo ngjarje do të zhvillohet sot dhe nesër. Sotdo të garohet nga ora 16:00 deri në ora 24:00, kurse të dielën nga ora 18:00. Eventi organizohet në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në këtë Challenger do të marrin pjesë 14 ekipe në përgjithësi. Turneu pritet të jetë shumë cilësor, pasi marrin pjesë ekipe nga Gjermania, Belgjika, Holanda, SHBA, etj. Për vendasit do të garojnë Ardit Pepaj, Lejson Zeqiri, Bardh Rexha dhe Arian Qallaku.

Shpërblimin për vendin e parë, dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në eventin më të madh që mbahet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat