Java e katërt në Ligën Unike nis sot me dy përballje interesante

Basketboll

Java e katërt në Ligën Unike nis sot me dy përballje interesante

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:17
Java e katërt në Ligën Unike nis sot me dy përballje interesante

Xhiroja e katërt në Ligën Unike nis sot me dy përballje interesante.

Dueli i parë do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit, nga ora 17:00 në palestrën “Mizahir Isma”.

“Vreshtarët” nuk e kanë nisur mirë edicionin, duke regjistruar tri humbje në tri ndeshje, ndërsa kampionët e Ligës Unike kanë dy fitore dhe një humbje.

Kujtojmë se rezultati i kësaj ndeshje, regjistrohet edhe në Superligën e Kosovës.

Këtë të shtunë zhvillohet edhe sfida interesante mes dy skuadrave shqiptare, Kamza Basket dhe Teutës, nga ora 19:00.

Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga pesë pikë, andaj pritet një përballje rivalizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat