Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional

Basketboll

Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 14:08
Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional

Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional!

Në kuadër të programit zhvillimor të FIBA YDF dhe bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Turqisë, këtë javë në Stamboll të Turqisë janë duke qëndruar 3 trajnerë dhe një trajnere nga Kosova: Kimete Haliti, Hasan Bytyqi, Dion Pllana dhe Egzon Uka.

Qëllimi i vizitës së tyre është avancimi profesional.

Ndër të tjera ata do të jenë mysafirë të Federatës së Basketbollit të Turqisë dhe do të përcjellin stërvitjet dhe ndeshjet e klubeve turke që marrin pjesë në Euroligë, si Fenerbahce dhe Anadolu Efes dhe në klubin e Darusafakas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat