Ilir Selmani diplomon me sukses në FIBA

Basketboll

Ilir Selmani diplomon me sukses në FIBA

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 15:50
Ilir Selmani diplomon me sukses në FIBA

Trajneri i njohur, Ilir Selmani me sukses ka përfunduar shkollimin e FECC, që është në kuadër të shtëpisë botërore të basketbollit, FIBA. 

Kështu pas Dritëro Sefajës, Edon Godenit dhe Petrit Zeqirit, edhe Ilir Selmani e përfundoi shkollimin në FIBA për trajnerë, në programin prestigjioz FECC, që është i njohur në mbarë botën dhe është shumë i rëndësishëm për trajnerët, derisa Federata e Basketbollit e Kosovës, po investon në trajnerët e rinj, që premtojnë për të ardhmen. 

Edhe Selmani është shprehur i lumtur për diplomimin. “Pas tri viteve punë, përkushtim, sakrificë në programin (shkollimin) më të avancuar për trajner të basketbollit (FIBA-FECC), me sukses i përfundova provimet finale para mësuesve (trajnerëve) më të mirë evropian siç janë: Svetislav Peshiq, Nenad Truniq, Pablo Laso, Arik Shivek, Altay, Igor Kokoshkov dhe udhëheqësit të këtij programi Michael Shwarc. 

Faleminderit Federatës të Basketbollit të Kosovës për mundësinë e dhënë të jem pjesë e këtij programi”, ka thënë Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat