Raportohet se Izraeli bombardoi pranë spitalit al-Amal në Khan Younis

Azia

Raportohet se Izraeli bombardoi pranë spitalit al-Amal në Khan Younis

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka raportuar “bombardime të shumta nga forcat izraelite” pranë spitalit al-Amal në Khan Younis.

Ajo pretendon se bombardimet kanë shkaktuar “dëmtime të konsiderueshme në ndërtesën e spitalit”.

”Urgjente: Bombardimet e shumta nga forcat izraelite pranë spitalit Al-Amal në Khan Younis kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesën e spitalit dhe kanë futur një gjendje terrori midis pacientëve dhe shoqëruesve të tyre”, shkroi kjo shoqatë në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat