Aksident i frikshëm hekurudhor në Indonezi, 3 të vdekur nga përplasja e dy trenave, 28 të plagosur

Azia

Aksident i frikshëm hekurudhor në Indonezi, 3 të vdekur nga përplasja e dy trenave, 28 të plagosur

Më: 5 janar 2024 Në ora: 08:13
Pamje nga aksidenti

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën kur dy trena u përplasën mëngjesin e së premtes në Indonezi në ishullin e madh Java.

Aksidenti ndodhi në orën 06:30 pranë qytetit Kikalenga në provincën Java Lindore, tha një zëdhënës i policisë.

Mësohet se në një tren kishte 287 pasagjerë, ndërsa në tjetrin 191 persona.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, pasagjerët e lënduar janë transportuar në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat