Pekini për javë të tëra nën pushtetin e borës

Azia

Pekini për javë të tëra nën pushtetin e borës

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Për disa javë me rradhë kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka regjistruar temperatura rekord të ulëta si dhe borë në disa rajone.

Që nga 11 Dhjetori, më shumë se 300 orë me ngricë u regjistruan nga një observator i motit në kryqytetin kinez. Kjo është ngrica më e madhe që është regjistruar ndonjëherë në Pekin që kur filluan regjistrimet në vitin 1951.

Një valë e ftohtë  ka përfshirë zonat veriore dhe qendrore të Kinës, duke sjellë stuhi dëbore dhe temperatura rekode. Kryeqyteti kinez kaloi mbi dhjetë ditë radhazi me temperatura nën minus dhjetë gradë Celsius.

Moti jashtëzakonisht i ftohtë ka ardhur nga Siberia dhe është përhapur në të gjithë Kinën, me shumë provinca veriore që vijojnë të shënojnë temperatura -30 gradë Celsius në disa qytete duke detyruar autoritetet që të mbyllin shkollat dhe autostradat disa herë për shkak të stuhive të borës. Ky vit ka sjellë mot ekstrem në kryeqytetin kinez pasi ku gjashtë muaj më parë, Pekini kishte regjistruar edhe ditën më të nxehtë të qershorit, pak më shumë se 40 gradë Celsius.

Ndërkaq disa provinca në Tajlandën jugore janë përfshirë nga përmbytje. Në provincën Narathiwat, rrjedhat e përmbytjeve u vërshuan në rrugë. Përmbytjet kanë prekur mijëra familje dhe banorët u këshilluan të zhvendosnin. Qeveria tajlandeze ka urdhëruar ushtrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë që të ofrojnë ndihmë për të prekuri sa më shpejt të jetë e mundur.

Stuhia e borës ka përfshirë gjithashtu edhe disa pjesë të SHBA-së. Bora gati një metër mbuloi Nebraskën dhe Dakotën e Jugut. Nebraska qendrore dhe veriperëndimore janë vendosur nën paralajmërim, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të kufizojnë lëvizjet për shkak të ngricave në disa akse rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat