Miratohet rezoluta e OKB-së për armëpushim në Gaza

Azia

Miratohet rezoluta e OKB-së për armëpushim në Gaza

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:46
Gaza

Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme – por është shumë simbolike dhe treguese e pikëpamjeve të botës për konfliktin.

153 anëtarë votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan, shkruan Sky News.

Formulimi i kësaj rezolute, e cila tashmë është miratuar, përfshin; thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar; kërkon që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar – veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve; një kërkesë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e aksesit humanitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat