Rrufetë në Gujarat të Indisë vranë 24 persona

Azia

Rrufetë në Gujarat të Indisë vranë 24 persona

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Një tragjedi ka goditur shtetin indian Gujarat, ku rrufetë dhe shiu i shoqëruar nga stuhitë, kanë shkaktuar vdekjen e 24 personave dhe plagosjen e 23 të tjerëve.

Incidentet kanë ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi dhe humbje të konsiderueshme në bagëti, shkruajnë mediat e huaja.

Veç njerëzve, raportohet se nga reshjet e dendura të shiut dhe rrufetë, u vranë të paktën 40 kafshë.

Ndërkohë, Departamenti Meteorologjik i Indisë, ka parashikuar që reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në disa pjesë të vendit.

Gujarat njihet për fatkeqësitë e lidhura me shiun, por ky nivel i shiut nuk pritej gjatë këtyre muajve.

Edhe në të kaluarën, shteti indian ka përjetuar incidente të ngjashme.

Madje në gusht të vitit 2020, 31 persona vdiqën si pasojë e incidenteve që lidhen me shirat e dendur dhe përmbytjet.

Përmbytjet dhe rrufetë në Indi shpesh sjellin tragjedi të mëdha, dhe shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike globale mund të intensifikojnë ngjarjet ekstreme të motit në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat