Kush është gjenerali që SHBA ka dërguar në Izrael?

Azia

Kush është gjenerali që SHBA ka dërguar në Izrael?

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 17:27
James Glynn

SHBA e ka dërguar në Izrael një prej ikonave të saj në fushën ushtarake. Amerikën i druhen fakti se mësymja ushtarake në Gaza mund të kthehet në bumerang dhe janë duke e monitoruar nga afër situatën.

Ata kanë dërguar aty James Glynn, një gjeneral që udhëhoqi marinsat në Irak dhe më pas fushatën për të ndalur ISIS-in.

Administrata Biden është e shqetësuar se Izraeli nuk është ende gati të nisë një pushtim tokësor me një plan që do të funksionojë, shkruan New York Times. Të gjitha burimet amerikane janë shumë të kujdesshme për të vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk po i thonë Izraelit “çfarë të bëjë”, por dërgimi i Glynn – i cili nuk do të qëndrojë në Izrael kur të fillojë një ofensivë, shërben për të ndihmuar në analizimin e sfidave të një lufte urbane.

Izraeli duhet të vendosë, për shembull, nëse do të përpiqet të eliminojë Hamasin me sulme kirurgjikale të kombinuara me sulme të forcave speciale (siç bënë avionët amerikanë dhe trupat irakiane dhe kurde në Mosul) ose nëse do të hyjë me tanke dhe këmbësorie (si marinsat dhe ushtarët amerikanë, së bashku me forcat irakiane dhe britanike në Falluxha në 2004), vazhdon Times .

Në të dyja rastet do të ketë humbje, por në të dytën ato do të jenë më të larta, si nga civilët ashtu edhe nga trupat. Shumë në Pentagon besojnë se operacionet në Mosul dhe Raqqa të kryera më shumë se një dekadë pas Falluxhas janë një model më i mirë për luftën urbane. Por edhe në Mosul përllogaritjet e civilëve të vrarë janë nga 9 mijë deri në 11 mijë. Administrata Biden po përgatitet gjithashtu për mundësinë që 600,000 amerikanë që jetojnë në Izrael dhe Liban do të duhet të evakuohen, në rast të një përshkallëzimi të luftës. Washington Post shkruan se ky do të ishte skenari më i keq, “dhe ka skenarë që konsiderohen më të mundshëm”, por që duhet të merren ende në konsideratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat