Von der Leyen: Hapja e Rafah hap rëndësishëm për të ndihmuar banorët e Gazës

Azia

Von der Leyen: Hapja e Rafah hap rëndësishëm për të ndihmuar banorët e Gazës

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:05
Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se hapja e kalimit Rafah do të ndihmojë në ofrimin e një farë lehtësimi për popullatën civile të Gazës.

“E mirëpres hapjen e pikës kufitare Rafah në Gaza për ndihmë humanitare. Ky është një hap i parë i rëndësishëm që do të lehtësojë vuajtjet e njerëzve të pafajshëm”, theksoi ajo.

Bashkimi Evropian kohët e fundit njoftoi se do të trefishojë ndihmën e tij humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës në më shumë se 75 milionë euro (79 milionë dollarë) në afat të shkurtër.

BE po planifikon gjithashtu të dërgojë ndihma humanitare në Egjipt në pritje të hapjes së një korridori ndihme në Gaza nëpërmjet Rafahut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat