Shembet tuneli i një miniere qymyri, raportohet për viktima

Azia

Shembet tuneli i një miniere qymyri, raportohet për viktima

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 11:20
Vietnam

Katër punëtorë u vranë kur galeritë e minierës së qymyrit u shembën në provincën Quang Ninh të Vietnamit verior, raportoi sot gazeta Thanh Nien.

Aksidenti ndodhi dje të shtunën në një minierë të menaxhuar nga kompania Vang Danh, anëtare e grupit shtetëror Vinacomin. Shkaqet e shembjes janë ende të paqarta. Në mars, një shembje në një tjetër minierë qymyri të operuar nga Vang Danh nuk shkaktoi viktima.

Vendi i Azisë Juglindore është shumë i varur nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike.

Vitin e kaluar, grupi Vinacomin kishte njoftuar se të paktën 17 punëtorë kishin humbur jetën në aksidente në miniera në nëntë muajt e parë të 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat