Zhduken turistët në Indonezi, kishin dalë në det për lundrim

Azia

Zhduken turistët në Indonezi, kishin dalë në det për lundrim

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për shtatë persona, përfshirë katër turistë australianë, të cilët u zhdukën kur anijet e tyre u godit nga motin e keq në ishullin Sumatra të Indonezisë.

Dy mjetet lundruese me gjithsej 17 persona u larguan nga ishulli Nias drejt ishullit privat të Pinang, deklaruan drejtuesit e kërkim shpëtimit, përpara se stuhia të shkatërronte gjithçka.

Një nga anijet, me 10 persona në bord, u strehua në një ishull tjetër aty pranë, por tjetra vazhdoi. Ekipet e shpëtimit deklaruan se anija e dytë, e cila mbante katër australianë dhe tre indonezianë, nuk mbërriti kurrë në breg.

Ata shtuan se kërkimet do të vijojnë deri në momentin që shpresat do të shuhen për fatin e tyre. Dy anije shpëtimi dhe një avion po ndihmojnë në kërkimin e të zhdukurve.

Aksidentet detare ndodhin shpesh në vendin e arkipelagut të Azisë Juglindore me rreth 17 mijë ishuj, ku njerëzit mbështeten te tragetet dhe varkat e vogla për të udhëtuar pavarësisht standardeve të dobëta të sigurisë.

Në vitin 2018, më shumë se 150 njerëz u mbytën kur një traget u fundos në një nga liqenet më të thellë në botë në ishullin Sumatra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat