Tërmeti godet edhe këtë shtet, të paktën 4 të vdekur

Azia

Tërmeti godet edhe këtë shtet, të paktën 4 të vdekur

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 10:59
Një restorant pluskues u shkatërrua në Papua.

Një tërmet me magnitudë 5,5 rihter ka goditur Indonezinë, duke u marrë jetën të paktën 4 personave.

Një restorant pluskues u shkatërrua në Papua. Viktimat janë 4 gra të cilat u zunë nga rrënojat.

Tërmeti shkaktoi dëme të shumta pranë epiqendrës, ku një prej tyre ishte edhe një qendër tregtare.

Tërmeti në Indonezi vjen vetëm 3 ditë pas tërmeteve të fuqishëm që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Megjithatë, tërmeti në Indonezi nuk ka asnjë lidhje me atë në Turqi. Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit” në Paqësor, zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat