Krerët e shteteve që po marrin pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait mbjellin pemë

Azia

Krerët e shteteve që po marrin pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait mbjellin pemë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 09:39
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Krerët e shteteve që po marrin pjesë në samitin e grupit të sigurisë Euroaziatike, Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, (SCO) kanë mbjellë pemë jashtë Qendrës së Kongresit në Samarkand.

Ndryshe edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shkuar në Uzbekistan dje për të marrë pjesë në këtë samit.

Ai po merr pjesë me ftesë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Takimi vjen pasi marrëdhëniet e Erdoganit me Putinin po vëzhgohen  nga aleatët e tij perëndimorë, ndërsa ata kërkojnë të shtrëngojnë sanksionet ndaj Rusisë.

Grupi i sigurisë euroaziatike i udhëhequr nga Rusia dhe Kina është quajtur nga disa kritikë një aleancë anti-perëndimore.

Pjesëmarrja e Erdoganit dhe një takim i planifikuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, i treti në po aq muaj, do të sjellin pikëpyetje mbi besnikërinë perëndimore të Turqisë, thotë Asli Aydintasbas, një studiuese në institutin e studimit “Brookings”.

“Erdoganit i pëlqen të bëjë këtë veprim balancues dhe i shërben një qëllimi. Ai dëshiron t’i sinjalizojë Perëndimit se ka mundësi të tjera. Turqia është afruar mjaft me Rusinë, veçanërisht ekonomikisht, mjaft e varur nga Rusia,” tha Aydintasbas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat