Lotus Evora i ri, peshë të lehtë dhe fuqi më të madhe - Bota Sot
Lotus Evora i ri, peshë të lehtë dhe fuqi më të madhe

Auto

E shtunë, 18 gusht 2018

Lotus Evora i ri, peshë të lehtë dhe fuqi më të madhe

Më: 16 janar 2018 Në ora: 00:34
Lotus Evora

Prodhuesi britanik Lotus, e ka lansuar modelin Evora GT410 që ka peshë të lehtë, aerodinamikë dhe fuqi më të madhe se makinat e mëparshme.

Kjo veturë sportive që e zëvendëson GT310, ka motor me 3.5-litra që prodhon 410 kuajfuqi.

“Kemi marrë për bazë të gjitha gabimet e modelit të mëparshëm, i shqyrtuam që të mos i përsërisim në të riun”, thuhet në raportin e Lotus.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.9-sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prej 305 kilometrave në orë.

Pjesa e jashtme prej fibrave të karbonit, si dhe sistemi i nxjerrjes së gazit që është nga titani, e kanë lehtësuar këtë Evora për 96 kilogramë.

Makina mund të porositet me dy ose katër ulëse, prej kur fillojnë blerjet gjatë stinës së verës.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test