Cameron Ortis, një zyrtar kanadez dënohet me 14-vjet burgim për nxjerrje të sekreteve të qeverisë

Amerika

Cameron Ortis, një zyrtar kanadez dënohet me 14-vjet burgim për nxjerrje të sekreteve të qeverisë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Një ish-anëtar civil i forcës së policisë kombëtare të Kanadasë është dënuar me 14-vjet burgim për rrjedhje të informacione të inteligjencës për kriminelët e dyshuar.

Prokurorët argumentuan se Cameron Ortis, 51-vjeç, ndante sekretet e qeverisë me figura të krimit të organizuar.

Ortis e ka mohuar këtë dhe tha se po punonte fshehurazi për të parandaluar “një kërcënim të madh për Kanadanë”.

Ai u dënua në nëntor në një gjykatë të Otavës pas një gjyqi tetë-javor.

Gjykatësi Robert Maranger tha të mërkurën se dënimi merr parasysh kohën që Ortis ka kaluar tashmë pas hekurave dhe ai përfundimisht do të vuajë shtatë vjet të tjera.

Rasti shënoi herën e parë që ligji aktual i Kanadasë për spiunazhin u testua në një gjyq, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat