Marinsat amerikanë rrahen me civilë para klubit të natës në Teksas, gjithçka filloi për një vajzë – policia u shfaq me kuaj

Amerika

Marinsat amerikanë rrahen me civilë para klubit të natës në Teksas, gjithçka filloi për një vajzë – policia u shfaq me kuaj

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 21:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup marinsash amerikanë janë rrahur me civilët para një klubi të natës në Austin të Teksasit.

Rrahja në rrugë sipas mediave të atjeshme ka ndodhur të dielën mbrëma, kur një vajzë ia mori telefonin një marinsi dhe e përplasi në beton, pas një përplasjeje verbale.

Menjëherë erdhi deri te përleshja fizike mes dy grupeve. Në një video të shkurtër, shihet një i ri që e godet me tërë forcën me grusht marinsin amerikan.

Disa minuta më vonë u shfaq policia që ndau dy grupet. Mediat amerikane raportojnë se policia u shfaq me kuaj dhe mbetet e paqartë sesa persona janë arrestuar.

Rruga numër gjashtë – është e rrethuar me bare dhe klube të natës, e njohur si atraksion turistik në Austin, por gjithashtu është brengë për shkak të problemeve të sigurisë dhe sjelljet e pahijshme të vizitorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat