Trump po bën gjithçka vetëm që t’i shpëtojë burgut

Amerika

Trump po bën gjithçka vetëm që t’i shpëtojë burgut

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:45
Trump

Është e pamundur të dihet se sa i shqetësuar mund të jetë realisht Donald Trump për mundësinë për të shkuar në burg për ndonjë nga veprat penale për të cilat akuzohet.

Ai pretendon se mund të përballet me 561 vjet burg, falë “gjuetive të shtrigave të së majtës”.

Siç shkruan “BBC”, ky mund të jetë pa dyshim ekzagjerim, por nëse ai dënohet në ndonjë nga tre çështjet gjyqësore, mund të pasojë një dënim me burg.

Ish-kongresmeni, Will Hurd, i tronditi të gjithë të pranishmit në një darkë republikane në Iowa javën e kaluar, kur tha se e vetmja arsye pse Trump po kandidon për Shtëpinë e Bardhë është që t’i shpëtojë burgut.

Nuk e ka plotësisht gabim. Ish-presidenti e ka bashkuar tashmë fushatën zgjedhore dhe problemet ligjore. Ai përdor akuzat kundër tij si një pikë kryesore të fushatës. Në fjalime ai thotë se po ndiqet penalisht sepse “shteti” i frikësohet rizgjedhjes së tij president. Dhe ai tashmë ka përdorur të paktën 40 milion dollarë nga donacionet e fushatës për të paguar tarifat ligjore.

Trump e ka bërë të qartë se asnjë vendim apo dënim nuk do të ndalojë fushatën e tij dhe se ai do të vazhdojë të kandidojë edhe nga pas hekurave nëse duhet.

Po ashtu ka phuar se se nëse zgjidhet ai do të përdorë pushtetin e zyrës së tij ose për të shfuqizuar çdo ndjekje penale në vazhdim ose për të falur veten për çdo dënim.

Aktakuza e fundit buron nga roli i tij i dyshuar në komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Ai përballet me katër akuza: komplot për mashtrim, komplot për të penguar një procedim zyrtar, pengim i një procedimi zyrtar dhe komplot kundër të drejtave. Prokurorët pretendojnë se ai ka përhapur pretendime të rreme, për zgjedhjet e vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat