Protestuesi doli para autokolonës së Trumpit, tërhiqet zvarrë prej sigurimit të ish-presidentit amerikan

Amerika

Protestuesi doli para autokolonës së Trumpit, tërhiqet zvarrë prej sigurimit të ish-presidentit amerikan

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 23:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Donald Trump është larguar nga ndërtesa e gjykatës federale në Miami, por jashtë e prisnin një numër i qytetarëve të zemëruar.

Ai ka hedhur poshtë 37 akuzat duke thënë se ndihet i pafajshëm, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ndërsa autokolona e ish-presidentit amerikan doli nga gjykata, nuk kishte pengesa midis trotuareve dhe SUV-ve.

Një protestues shkoi drejt autokolonës, por u tërhoq shpejt zvarrë nga zyrtarët, duke i dhënë fund një momenti të shkurtër kaosi.

Autokolona e madhe e politikanit republikanit tani është drejt aeroportit të qytetit të Miamit.

Kujtojmë se prokurori i posaçëm, Jack Smith ngriti aktakuzat ndaj politikanit republikan, duke pretenduar se Trump keqpërdori dokumentet e klasifikuara duke i dërguar në vendpushimin e tij, Mar-a-Lago dhe u përfshi në një komplot për të penguar drejtësinë amerikane.

Kjo nuk është hera e parë që miliarderi amerikan po përballet me drejtësinë amerikane. Ai u padit në fillim të këtij viti nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, New York, ku po akuzohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila kishte deklaruar se ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me pasanikun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat