E mbijetuara kërkon ndihmë nga rrënojat/ Punonjësit e dëgjojnë, por nuk arrijnë ta shpëtojnë - pamjet

Amerika

E mbijetuara kërkon ndihmë nga rrënojat/ Punonjësit e dëgjojnë, por nuk arrijnë ta shpëtojnë - pamjet

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:18
Florida

Kreu i zjarrfikësve në shembjen katastrofike në Florida tha sot se punonjësit e emergjencës kishin dëgjuar zërin e një gruaje të bllokuar nën rrënoja, por nuk kishin arritur dot te ajo para se thirrjet të shuheshin dhe një zjarr të shpërthente në rrethinat.

Kreu i kontesë Miami-Dade, Alan Cominsky tha në konferencën e shtypit “zëra të dëgjueshëm” nga një grua u verifikuan gjatë kërkimeve në rrënojat e kullës së shembur 12-katëshe në Surfside, Florida.

“Për fat të keq gjatë përpjekjeve të kërkim-shpëtimit nën strukturë, ata dëgjuan zëra njerëzorë,” tha ai.

“Ata nisën të kërkonin për zërin femëror që dëgjuan, dhe kërkimet vijuan për disa orë. Zëri më vonë nuk dëgjohej më, por kërkimet vijuan”, tha më tej Cominsky.

Ai shtoi: “Kjo përsëri thekson masën e madhe të tragjedisë me të cilën përballemi. Të gjitha grupet po bëjnë përpjekje heroike për gjetjen e të mbijetuarve, por për fat të keq nuk kemi pasur sukses”.

Cominsky bëri komentet e tij mes të tjera raportimeve se të rrahura ishin dëgjuar në muret e shembura.

Një nga anëtarët e grupeve të shpëtimit tha për mediat: “Ne vendosëm komunikim me gruan në rrënoja. I thamë asaj ‘Po vijmë, do të të shpëtojmë”.

Por punonjësi shtonte se ata nuk arritën të vendosnin kontakt vizual me gruan.

“Mbaj mend që unë i bija murit dhe ajo thoshte: ‘Jam këtu, më nxrrni, më nxirrni”, shton punonjësi.

Edhe një tjetër drejtues i grupeve të shpëtimit tha se grupi  tij kishte komunikuar për disa orë me një grua të bllokuar nën rrënoja.

“Ajo ishte e vetëdijshme se prindërit e saj ishin të bllokuar bashkë me të”, tha supervizori duke përshkruar me tej traumën e punonjësve kur një zjarr shpërtheu gjatë punimeve të gërrmimit dhe grupet u detyruan të braktisnin zonën. “Ne e dimë që ajo ka ndërruar jetë”, shtoi ai.

Katër trupa të tjerë të pajetë janë nxjerrë dje nga rrënojat e ndërtesës 12-katëshe të shembur javën e kaluar në Miami, duke e çuar bilancin e viktimave në 16 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat