Amerikanëve u bëhet thirrje të mos i puthin pulat

Amerika

Amerikanëve u bëhet thirrje të mos i puthin pulat

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u ka kërkuar njerëzve që të përmbahen nga puthja e pulave të gjalla mes një shpërthimi të salmonelës.

CDC dhe zyrtarët e shëndetit publik po hetojnë shpërthimet e salmonelës pasi 163 njerëz u raportuan të sëmurë në 43 shtete.

Infeksionet janë të lidhura me kontaktin e njerëzve me pulat që i mbajnë në oborrin e shtëpisë.

"Mos i puthni ose shtrëngoni pulat, pasi kjo mund të përhapë mikrobe në gojën tuaj dhe t'ju sëmurë", ka thënë agjencia shëndetësore.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar që pulat mund të mbajnë mikrobe të salmonelës edhe nëse duken të shëndetshme dhe të pastër, dhe këto mikrobe mund të përhapen lehtësisht në zonat ku ata jetojnë.

Infeksioni mund të shkaktojë ethe, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella. Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim, por raste më të rënda mund të shkaktojnë vdekjen.

Sipas CDC, një e treta e njerëzve të raportuar të sëmurë në shpërthimet e fundit kanë qenë nën moshën pesë vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat