Pas një dite të paharrueshme në ujëvarët e Mirushës këtë të diele me 8 gusht duke filluar në orën 07:00 të mengjesit, HIKINGNJERI do ta organizojë ecjen e përvjetshme në një ndër majet më të larta të Brezovicës, Majën e Livadheve 2499 metra dhe vizitën te liqeni i madh i Brezovicës, Gjolin (liqeni i livadheve).
"Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë total!
Këtë të Diele moti do të jetë me EXTRA DIELL dhe me temperatura normale.
Organizimi do të jetë për 3 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve:
- 1. Deri te Maja e Livadheve 2499m ku do të keni mundësi të kënaqeni me pamje 360 shkallëshe të bjeshkëve të Sharrit të Brezovicës. Këta do te ecin 10 km komplet lartë / poshtë.
- 2. Deri te vendi i lëshimit për te liqeni, nga ku mund ti përjetoni pamjet e paharrueshme të liqenit dhe majeve përreth pa zbritur fare te liqeni (extra 30 minuta), 12 km komplet.
-3. Te liqeni i Breozovicës, Gjoli, ku pjesmarrësit mund të notojnë dhe të defrehen në liqenin e thellë ne mes të bjeshkeve të Sharrit të Brezovicës Këta do të ecin 14 km lartë / poshtë", shkruan mes të tjera në faqen e "Hikingnjeri".