Alpinistja e mirënjohur, Uta Ibrahimi, ka bërë një përshkrim interesant në lidhje me sfidat e saja.
Uta ka një synim të madh për vitin 2024.
“Pasi u blloku Prishtina, vendosa me shkru pak për Himalayat .. plot herë e kam thënë, po qe edhe sot pasi që shumë kohë nëpër kolonë, bile diçka të hajrit me bë.
Vargmali i Himalayave shtrihet mes 3 shteteve, Tibet (Kina), Nepal dhe Pakistan. Ështe vragmali më i madh, ma i lartë, më i bukur në botë.
Në këtë vargmal ka, pa fshatra në 2000, 3000, besa edhe 4000 metra lartësi mbidetare, e majat e maleve, po dihet. 5000, 6000, 7000 e deri ne 8000 metra.
Maja më e lartë në Kosovë është Rudoka me 2658 metra, për krahasim.
Në alpinizëm ka projekte të ndryshme te ngjitjeve. Dikush i ngjet majat 4000 metra në Alpe, dikush 7 majat e 7 kontinenteve (që e përfshin Everestin), dikush 5 majat e Snow Leopard (ish shtetet e Bashkimit Sovjetik), e pak kush i ngjet majat e Himalayave - që janë projekti më i madh në alpinizëm.
Ne total janë 14, duke filluar prej Everestit deri të Shisha Pangma.
Këtë vit, e mbylla vitin me 11 te ngjitura, dhe 3 te mbetura.
3 të mbeturat janë:
Shisha Pangma ne Tibet.
Kanchenjunga ne Nepal.
Gasherburum 2 ne Pakistan.
Vitin e ardhshëm do të provoj të kthehem, dhe të tentoj ngjitjen edhe me 3 të tjera.
Dhe kështu, flamuri i Kosovës të valvoj nëpër secilën çati të botes.
Po duken pak me i pa, po është vargmal pa fund me e pa me sy, e le më me e ngjit.
Mu dashtën 8 vjet për me i ngjit 11 maja. S’po flas për sakrificën”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.