Bashkëpunëtori i presidentit Rugova kritikon udhëheqësit e shtetit: S’i ka dëgjuar kush të flasin për njohje

Aktuale

Bashkëpunëtori i presidentit Rugova kritikon udhëheqësit e shtetit: S’i ka dëgjuar kush të flasin për njohje

Nga: N.H Më: 23 shtator 2018 Në ora: 22:21
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit, Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka kritikuar udhëheqësit e shtetit.

Ai thotë se s’i ka dëgjuar kush udhëheqësit e vendit të flasin për njohjen e saj.

Hamiti ka kujtuar se në qendër të politikës së jashtme të Kosovës – por edhe të miqve, përkrahësve të mëdhenj të pavarësisë ka qenë me vite, prej 2008-it, angazhimi për njohje të Republikës së Kosovës

Ja postimi i tij i plotë:

U HARRUA NJOHJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Në qendër të politikës së jashtme të Kosovës – por edhe të miqve tanë, përkrahësve të mëdhenj të pavarësisë sonë - ka qenë me vite, prej 2008-it, angazhimi për njohje të Republikës së Kosovës. Bujë e madhe bëhej për këtë çdo vit në shtator, në vigjilie të shkuarjes së delegacionit tonë në Nju-Jork për javën e Sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s. S’i ka dëgjuar kush udhëheqësit tanë të flasin për këtë kohët e fundit. As këto ditë. E presim njohjen prej Serbisë, do të thotë dikush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat