Eksperti: Anëtarësimi i Kosovës në KiE i ndihmon edhe vet Serbisë

Aktuale

Eksperti: Anëtarësimi i Kosovës në KiE i ndihmon edhe vet Serbisë

Më: 25 prill 2024 Në ora: 17:49
Fetah Zejnullahu

Fetah Zejnullahu, ekspert i sigurisë, lidhur  me takimin në Bruksel sa i përket çështje së dinarit, ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe përfaqësuesit serb, Petar Petkvoiq,  tha se ky takim i sotëm ka një rezultat, ka një përgjigje që mbetet të shihet në fund të takimit për të gjitha këto procese janë vazhdimësi e përafrimit të interesave dhe stabilizimit t rajonit.

Zejnullahu, duke folur për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, tha se pika më e nxehtë është ajo e Asociacionit, ku sikundër tha ai, çështja është se në çfarë formati do të jetë ai asociacion, me kompetenca ekzekutive apo jo.

“Lëvizja përpara qoftë edhe në mënyrë administrative do të ndihmonte procesin, qoftë edhe në anëtarësimin e  Kosovës në KiE në takimin e Këshillit të Ministrave. Kjo është mundësi e artë që të anëtarësohet Kosova në KiE”, deklaroi Zejnullahu në “InfoPlus”, në RTK.

Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës në KiE i ndihmon, jo vetëm nacionalitetit serb në Kosovë, por edhe vet Serbisë.

Ndërkaq lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE, Zejnullahu tha se duhet të ketë lëvizje përpara nga pala kosovare në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat