Eksperti i sigurisë zbulon marrëveshjet që dolën nga vila e Nexhat Dacit në Brezovicë

Aktuale

Eksperti i sigurisë zbulon marrëveshjet që dolën nga vila e Nexhat Dacit në Brezovicë

Nga: D.RR Më: 23 shtator 2018 Në ora: 11:12
Hashim Thaçi dhe Nexhat Daci

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka shkruar në Facebook për vilën e Nexhat Dacit në Brezovicë dhe marrëveshjet që ishin bërë aty.

Kajtazi shkruan se ndarja e LDK-së në vitin 2007 filloi pikërisht në atë vilë dhe se tani u artikulua edhe ideja e Thaçi po në atë vilë. Sipas Kajtazit, edhe në vitin 1996 shefi i RDB, Jovica Stanishiq afër vilës së Dacit atje, me disa “shqiptarë”, ideonte idetë për futjen e shqiptarëve në sistemin politik të Serbisë dhe defaktorizimin e LDK-së dhe të Ibrahim Rugovës.

Postimi i plotë:

Edhe sa te mira Kosova duhet te pres nga Brezovica?
Shume interesante kjo vila e Dacit ne Brezovice. Shume gjera te "mira" qe po i ndodhin Kosoves po flillojne nga kjo vile magjike. Ndarja e LDK-se me 2007, filloj pikerisht nga kjo vile, dhe tani Daci proklamon se edhe ideja e Thaqit per ndarje te Kosoves u artikulua po ne kete vile. Kjo nenkupton se Thaqi edhe ne kohen e ndarjes se LDK-se e ka ditur deren e viles se Dacit ne Brezovice.
Sinjifikativ eshte fakti se shume afer viles se Dacit, me 1996, shefi i RDB, Jovica Stanishiq me disa "shqiptare" ideonte idete per futjen e shqiptarve ne sistemin politik te Serbise dhe defaktorizimin e LDK dhe te Ibrahim Rugoves si force prijetare e rezistences per krijimin e Kosoves shteti i pavarur. Edhe sa te mira Kosova duhet te pres nga Brezovica?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat