Të hënën Prokuroria sqaron gjithçka për veteranët e rrejshëm

Aktuale

Të hënën Prokuroria sqaron gjithçka për veteranët e rrejshëm

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:08
Ilustrim

Të hënën, në Prokurorinë Speciale do të mbahet një konferencë, ku do të sqarohen të gjitha dilemat që janë ngritur për aktakuzën e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, për veteranët e luftës.

Kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku e ka pranuar se njëra prej arsyeve pse s’ka shkuar aktakuza në Gjykatë është se nuk dihen kush janë përfituesit e paligjshëm.

“Njëra prej arsyeve pse aktakuza nuk ka shkuar në gjykatë është se nuk dihet kush janë përfituesit e paligjshëm. Ka vetëm shifra por jo emra konkretë”, ka thënë Millaku.

Në anën tjetër, organizatat që monitorojnë sistemin e drejtësisë presin që aktakuza e prokurorit Blakaj të dorëzohet në gjykatë dhe e njëjta të mbrohet nga një prokuror me integritet, i pavarur dhe i paanshëm.

Siç është bërë tashmë e ditur, prokurori special Elez Blakaj ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave lidhur me listën e veteranëve të luftës.

Sipas gjetjeve të tij, 19 mijë persona janë futur në listë në mënyrë të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat