Dështon opozita, nuk miratohet rezoluta për 53 milionëshin e Bechtel Enkas - Bota Sot
Dështon opozita, nuk miratohet rezoluta për 53 milionëshin e Bechtel Enkas

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Dështon opozita, nuk miratohet rezoluta për 53 milionëshin e Bechtel Enkas

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 15:30
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Me 47 vota kundër Kuvendi nuk e ka miratuar rezolutën e propozuar nga opozita, në lidhje me interpelancën e kryeministrit, për borxhin prej 53 milionë eurove ndaj Bechtel Enkas.

37 deputetë tjerë votuan për kurse vetëm një abstenoi.

Rezoluta që u lexua nga Glauk Konjufca nxiti debat në Kuvend, ku partitë në koalicion kritikuan opozitën se e kanë ndryshuar tekstin e rezolutës.

Kjo rezolutë u përkrahë vetëm nga LDK-ja, VV-ja dhe PSD-ja.

************************

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare, ku do të shqyrtohen pikat e pa përfunduara të seancave të 8, 14, 19, 28 qershor dhe të 5, 6 dhe 9 korrikut.

Po ashtu, pas përfundimit të pakave të seancave të kaluara, do të fillojë seanca e re, ku në rend dite janë 10 pika.

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test