Ministri Lekaj tregon pse kontrata me Bechtel-Enkan nuk guxon të publikohet

Aktuale

Ministri Lekaj tregon pse kontrata me Bechtel-Enkan nuk guxon të publikohet

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 23:17
Pal Lekaj

Ministri Lekaj ka thënë se kontrata nuk mund të publikohet pa një vendim të gjykatës sepse po të ndodhte ndryshe do të dyfishohej shuma e dëmshpërblimit.

“Kontratën unë nuk e kam nënshkruar, dhe neni 1.9 i kontratës e saktëson se palët nënshkruese, pjesën komerciale duhet ta mbajnë konfidenciale”, deklaroi Lekaj në “Debat Plus”.

Ai ka treguar për pasojat e mundshme në rast të publikimit të detajeve financiare të kontratës.

“Pa një vendim gjykate, ne nuk kemi të drejtë të publikojmë kontratën, sepse shuma e dëmshpërblimit do të dyfishohej, për mosrespektim kontrate”, ka thënë Lekaj duke shtuar se ky rast dallon nga rastet e tjera.

Ministri është shprehur i hapur për të publikuar kontratën e autostradës, nëse gjykata kompetente merr ndonjë vendim për publikim.

“Kur do që gjykata të marrë ndonjë vendim për publikim të kësaj kontrate, unë nuk kam çfarë të fshehë, sepse unë nuk e kam nënshkruar atë kontratë”.

Lekaj thotë se ndjehet keq pse ka ndodhë ky dënim, kur buxheti ka ekzistuar.

“53 milion euro nuk janë pak. Buxheti ka ekzistuar, dhe është dashtë që projekti të implementohet për 42 muaj. Kontraktori është dashtë të vihet para aktit të kryer”, ka thënë më tej Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat