Prokuroria nis hetimet për letrat e Lladrovcit - Bota Sot
Prokuroria nis hetimet për letrat e Lladrovcit

Aktuale

E martë, 17 korrik 2018

Prokuroria nis hetimet për letrat e Lladrovcit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 21:14
Ramiz Lladrovci

Prokurori Sylë Hoxha ka konfirmuar se ka marrë në pyetje disa dëshmitarë

Është folur shumë për tri letra me të cilat thuhet se Ramiz Lladrovci shantazhon presidenetin e Kosovës.

Por e vërteta e tyre pritet të dalë në shesh.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet rreth këtyre supozimeve.

Në një përgjigje për Frontal, prokurori Sylë Hoxha ka thënë se tani më janë duke u marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët për këtë rast, e janë duke u mbledhur ende prova.

Përveç konfirmimit që bëri deputeti Milaim Zeka, të njëjtën e thanë edhe ata të cilët përmenden në letër.

Deputetët Rexhep Selimi e Haxhi Shala, thanë se janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve, edhe pse deklarohen se krejt ky proces ka ngritur huti edhe te vetë ta, duke thënë se nuk e dinë as pse janë thirrur për të dëshmuar.

Ndërkohë, Lladrovci nuk ka pranuar të flasë për këtë temë.

Beteja në mes të Zekës e Lladrovcit ka kohë që ka filluar.

E nga përmbajtja e tyre u tha se Lladrovci fitoi nga Thaçi edhe postet që kishte në parti, nga ambasadori e te kryetari i komunës.

Duke kaluar edhe në ofendime në mes të dy palëve, tashmë, ata kanë paditur njëri-tjetrin për shpifje e fyerje.

Në letrën e parë, Lladrovci i drejtohet Thaçit se disa shokë dhe ish-shokë të tij po synojnë denigrimin e figurës së tij.

Në letër, emri i ish-ushtarit të UCK-së, Beadin Allaqit është i fshirë me të zezë, e aty thuhet në bazë të ish-bashkëpunëtorëve të tij, se Lladrovci po bashkëpunon me shërbime të huaja për të denoncuar Thaçin në përfshirjen në vepra penale, siç është vrasja e Allaqit.

Në letrën e dërguar më 13 gusht të atij viti, kërkoheshin edhe sqarime se pse Lladrovci ndodhej për të dytën herë në listën e zezë të presidentit amerikan.

E heshtja e Thacit karshi këtyre arsyetimeve, kishte bërë që Ramiz Lladrovci të dërgonte edhe dy tjera me të cilat kërkonte takim me të, e në herën e tretë kishte dërguar edhe ndërmjetësues, Jakup Krasniqin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test