Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebbok, ka urar festën e Bajramit gjithë besimtarëve myslimanë.
"Të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj përzemërsisht përmbylljen me devotshmëri të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Paqja, mirëqenia e harmonia mbizotërofshin në të gjitha familjet dhe në shtetin e Kosovës.
Urime Festa e madhe e Fitër Bajramit! I.M", ka shkruar Mustafa në Facebook.