Detaje të reja nga arrestimi, Pacolli sulmoi një polic në detyrë

Aktuale

Detaje të reja nga arrestimi, Pacolli sulmoi një polic në detyrë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 17:13
Islam Pacolli

(E plotësuar) - Policia raporton se sot rreth orës 15:00 oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qene ne kryerjen e detyrës është sulmuar nga një deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sipas Policisë deri te sulmi dyshohet të ketë ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar te zbatoj urdhrat e ligjshëm të dhënë nga oficeri policor.

“Policia ka filluar një hetim për sqarimin e rrethanave te rastit, ka njoftuar edhe prokurorin e shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve te përfshira në rast. Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tije përderisa policia është në përpjekje për të  kontaktuar edhe deputetin e involvuar në rast”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Policia nuk ka dhënë emrin e deputetit që ka sulmuar oficerin e sigurisë por media mëson se ai është Islam Pacolli.

Arrestohet deputeti i Kuvendit të Kosovës

Në ora 15:12 minuta te Ministria e Drejtësisë në Prishtinë, te rampa është sulmu Polici nga një person që bëhet fjalë për deputetin e Kuvendit të Kosovës nga AKR-ja, Islam Pacollin.

Burimet policore bëjnë të ditur se i njëjti është ndaluar për intervistim.

“Kërcënim, pengim ky nuk e ka lan me hy brenda”, ka thënë një burim i Expressit brenda Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat