Publicisti “godet” pushtetarët: Historinë tuaj po e paguani me para të pista

Aktuale

Publicisti “godet” pushtetarët: Historinë tuaj po e paguani me para të pista

Nga: A.M. Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:37
Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu ka bërë një krahasim të pushtetarëve të sotëm dhe atyre të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ata e pasuruan historinë me vepra të mira, juve historinë ua shkruajnë të tjerët kur i paguani me para të pista.

Postimi i plotë:

Për pushtetarët e sotëm dhe Lidhjen e Prizrenit

Lidhjen e Prizrenit e bënë ata që shkrinë pasurinë për atdheun e tyre, ju po e shkrini ardheun për tu pasuruar. Ata kishin filluar pothuajse nga asgjëja, ju mendoni se asgjë nuk ka filluar para jush. Ata u bënë bashkë që të fitoj atdheu, ju bashkë bëheni që të mos fitoj askush përveç jush. Ata e pasuruan historinë me vepra të mira, juve historinë ua shkruajnë të tjerët kur i paguani me para të pista. Ata ja ngjallën shpresën shqiptarit, ju po e leni të pashpresë çdo njeri. Ata do t’i kujtojmë me përulësi gjithmonë, ultësia juaj asnjëherë s’meriton të mbetet në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat