Lekaj: Autostrada për Shkup kryhet në fund të këtij viti

Aktuale

Lekaj: Autostrada për Shkup kryhet në fund të këtij viti

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 22:22
Pal Lekaj

Sonte, në emisionin “Pressing”, po diskutohet për 53 milionë eurot, që Qeveria e Kosovës detyrohet t’ia paguajë kompanisë Bechtel-Enka, si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arben Xhaferi”.

Ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë treguar se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet  në fund të këtij viti.  Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë Bechtel-Enka.

“ Punimet në këtë autostradë do të përfundojnë në fund të këtij viti. Kështu thuhet edhe në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.

“ Nuk do të ketë me penallti apo dënime, Qeveria e Kosovës do t;i bëjë të gjitha pagesat me kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat